Home / Lajme / Botë / “Nëse vihet në pikëpyetje siguria e Turqisë, bëjmë atë që është e nevojshme”

“Nëse vihet në pikëpyetje siguria e Turqisë, bëjmë atë që është e nevojshme”

Nëse vihet në pikëpyetje siguria e Turqisë “nuk marrim leje nga askush, nuk pyesim askënd, bëjmë atë që është e nevojshme sepse që nga ai moment çështja nuk është më një çështje e Sirisë, por bëhet një çështje e Turqisë, ka deklaruar Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu pas një aktiviteti të organizuar në Bursën Tregtare të qytetit Konya nga Borsa İstanbul-Borsa Konya i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai ka pohuar se: “Në asnjë vend të botës, në asnjë vend demokratik nuk mund të kryhen homazhe ngushëllimi për një vrasës të pamëshirshëm që ka kryer një akt të tillë terrorist. Gjithashtu edhe parlamentarët nuk mund të marrin pjesë. Kjo nuk ka asnjë shembull të ngjashëm. Askush nuk mund ta paraqesë si legjitime këtë”.

Davutoğlu ka vënë në dukje se “për ne YPG është një organizatë terroriste njëlloj si DAESH dhe El Nusra” dhe ka shprehet më tej se: “Në armëpushim nuk ka një amnisti për terroristët si YPG. Kështu duhej të ishte, por nuk është. Por gjithashtu duhet të dihet se; ky armëpushim është një armëpushim i vlefshëm për Sirinë, për palët që janë në konflikt brenda Sirisë. Nëse ndonjë palë përbën kërcënim për Turqinë, kur vihet në pikëpyetje siguria e Turqisë ky armëpushim nuk është i vlefshëm për ne”.

– “Nëse vihet në pikëpyetje siguria e Turqisë bëhet ajo që është e nevojshme”-

Kryeministri Davutoğlu ka theksuar ndër të tjera se “nëse vihet në pikëpyetje siguria e Turqisë nuk marrim leje nga askush, nuk pyesim askënd, bëjmë atë që është e nevojshme sepse që nga ai moment çështja nuk është më një çështje e Sirisë, por bëhet një çështje e Turqisë. Për këtë arsye po e shpreh hapur se elementët e YPG-së dhe PKK-së absolutisht të mos vazhdojnë me qëndrimet e tyre në mbështetje të akteve terroriste në Turqi duke menduar se ‘këtu ka armëpushim, dhe sido që të jetë Turqia nuk mund të na bëjë gjë’. Ky armëpushim është i vlefshëm për Sirinë. Ndërsa Ankaraja është vendi i vetëm që vendos për masat e sigurisë që Turqia do të marrë”.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *