Home / Kryesoret / Nga 43 ambasadorët, vetëm një shqiptarë

Nga 43 ambasadorët, vetëm një shqiptarë

Vetëm një nga 43 ambasadorët të cilët përfaqësojnë Maqedoninë, rezulton të jetë shqiptarë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, i vetmi ambasador shqiptar është Naim Memeti, ambasador nëMbretërinë e Danimarkës, i akredituar para përfundimit të mandatit të parë të presidentit aktual. Dy tjerë të cilët figurojnë si ambasadorë, Shpresa Jusufi në Turqi dhe Refet Hajdari në Zvicër, në fakt janë njerëz të dytë, që në gjuhën e diplomacisë nënkupton diplomat i dërguar nga Ministria e jashtme, fuqia e të cilëve kuptohet se është më e vogël se e ambasadorit.

TV Shenja mëson se së shpejti, për ambasador në Turqi do të emërohet Zvonko Muçunski, i propozuar ky nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë. Dy ambasador të cilët pritet të dekretohen nga Presidenti, burimet e televizionit Shenja njoftojnë se janë Ivica Bocevski në Brazil dhe Marjan Gjorgjiev në Bullgari. Ndërkaq, Zvicra dhe Katari për momentin mbeten pa ambasador të Maqedonisë. Së shpejti do t’i përfundojë mandati edhe i ambasadorit të Maqedonisë në Belgjikë, Lazar Elenovski, i cili ishte propozim i BDI-së për ambasador.

7 është numri i ambasadave që nuk kanë për zot diplomat të dekretuar nga Presidenti, qoftë ai i propozuar nga Qeveria ose Ministria e jashtme. Zvarritja e zgjedhjes së ambasadorëve nëpër shtetet të cilat në të njëjtën kohë veprojnë me ambasadat e tyre në Maqedoni, nënkupton rrezik për gjysëm-ngrirjen e marrëdhënieve bilaterale. Vlen të theksohet fakti se edhe ambasadorët e Maqedonisë në Shqipëri dhe Kosovë, nuk janë shqipëtar.

Kontesti me mos dekretimin e ambasadorëve shqiptarë vjen si pasojë e mosnjohjes së legjitimitetit të presidentit Gjorge Ivanov nga ana e BDI-së. Sidoqoftë, BDI nuk ngeli kozistente në këtë qëndrim, pasi përfaqësues i saj mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të thirrur pikërisht nga presidenti Ivano

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *