Home / Lajme / Kronika e zezë / Ngjarje tragjike në Kërçovë, në një aksident trafiku ndërroi jetë një djalë i ri

Ngjarje tragjike në Kërçovë, në një aksident trafiku ndërroi jetë një djalë i ri

26 vjeçari nga Kërçova e humbi jetën në një aksident të rënd trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 22 e 20 minuta në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë në afërsi të lagjes “Gorica”, transmeton TetovaSot.

Nga lëndimet e marra në vend ngjarje ndërroi jetë Adnan A.(26) nga Kërçova, përderisa A.L.(26) nga Kërçova fitoi lëndime të rënda ku urgjentisht është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë dhe prej aty në Qendrën Urgjente në Shkup.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur kur tashmë i vdekuri, me veturën e tipit “opel vektra” me tagra nga Kërçova, ka nisur që ta kaloje veturën e tipit “volsfagen pasat”, pas së cilës e ka humbur kontrollin, ka kaluar në anën e majtë të rrugës dhe ka dal jashtë saj.

SPB Ohër informoi se në momentin e fundit, vetura është rrotulluar dhe është përplasur me pjesën reklamuese në rrugë, ku përsëri ka vazhduar të rrotullohet. Shoferi dhe bashkë udhëtari A.L. kanë dal nga vetura, e cila pastaj me pjesën e pasme është përplasur me veturën e tipit “polo” e cila ka qenë e parkuar në afërsi të pompës së benzinës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *