Home / Lajme / Rajon / Nis seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Nis seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Sapo ka nisur seanca gjyqësore ndaj deputetit Glauk Konjufca, sekretarit Dardan Molliqaj dhe aktivistëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këto momente është duke folur Dardan Molliqaj. Ai, po e quan të padrejtë pasi që nuk ka asnjë provë kundër tyre.

Molliqaj tha se do të i drejtohet gjykatës themelore për ndërrimin e gjyqtarit të rastit pasi që sipas tij ai ka bërë shkelje disiplinore dhe ligjore dhe deri në ndërrimin e tij nuk do të ketë seancë.

Molliqaj ka kërkuar që të shtyhet seanca gjyqësore deri në kohën kur institucionet kompetente të merren me shkeljet që janë bërë ndaj tij, për mos përdorimin e telefonit celular sa ka qenë në paraburgim në Prizren

Ndërsa jashtë, në oborrin e Pallatit të Drejtësisë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Ylli Hoxhën po kërkojnë drejtësi.

Hoxha, tha para mediave se ky proces është politik.

“Kosova po rrëshqet në një autokraci dhe në një qeverisje e cila pop pengon veprimet e opozitës dhe ky pengim po bëhet në mënyrë brutal e me arrestimin e aktivistëve. Por, këto arrestime vetëm se po e bëjnë më të fortë. Do të qëndrojmë këtu deri në fund të seancës”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *