Home / Lajme / Rajon / NISMA sot do ta marrë vendimin nëse do ta braktis Kuvendin

NISMA sot do ta marrë vendimin nëse do ta braktis Kuvendin

NISMA ende nuk ka ndonjë vendimin përfundimtar nëse deputetët e partisë së Fatmir Limaj do ta bojkotojnë, apo ju Kuvendin. Megjithëse, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, një ditë më parë, i ka futur ata para aktit të kryer, duke folur në emër të tri partive opozitare, VV-AAK dhe NISMA. Partia më e vogël opozitare, vendimin përfundimtar e merr të premten, gjatë ditës.

Kryesia e NISMA’s gjatë ditës së sotme do të vendos nëse do të largohen nga Kuvendi i Kosovës, duke e bojkotuar punën në institucionin ligjvënës, si pjesë e kundërshtimit opozitar, tek pasi po konsiderohet e shterur forma e bllokimit të punës me gaz lotësjellës, shkruan Gazeta Express.

Këtë ia kanë konfirmuar gazetës zyrtarë të lartë të kësaj partie, të cilët edhe vet janë në pritje të vendimit që do ta marrë kryesia bashkërisht.

Mirëpo, ka qenë kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ai që “opozitës së bashkuar” u ka komplikuar situatën.

Haradinaj, të enjten, morri vendim të prerë që deputetët e tij të largohen nga Kuvendi, e kur këta ua kumtoi mediave, tha se vendimi është i përbashkët, i opozitës VV-AAK-NISMA, raporton Gazeta Express.

“Dalja nga Parlamenti është për kohë të pacaktuar, me qëllim të shkuarjes në zgjedhje. Nuk do të thotë që deputetët e opozitës nuk kanë më mandat si deputet”, kishte deklaruar Haradinaj pas takimit me kreun e opozitës në Shqipëri, Lulzim Bashën.

Se ky nuk është qëndrim i përbashkët i opozitës, tregon qartë zyrtari për informim në ‘Vetëvendosje’, Adonis Tahiri.

“Ende nuk kemi vendim të përbashkët si opozitë e bashkuar për diçka të tillë. Janë diskutuar gjerë e gjatë mendime e qëndrime rreth asaj se si duhet vazhduar protestën tonë brenda institucioneve”, citohet të ketë thënë Tahiri, për portalin “lajmi.net”. /GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *