Home / Lajme / Botë / Një operacion i madh antikorrupsion në itali, arreston edhe një deputet

Një operacion i madh antikorrupsion në itali, arreston edhe një deputet

Një operacion i madh antikorrupsion ka çuar në pranga më shumë se 19 persona, mes të cilëve edhe një deputet. Bëhet fjalë për një hetim të nisur kundër kompanisë ANAS Spa në Romë nga ana e Guardia di Financas.

Operacioni për arrestimet është bërë gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa policia bën të ditur se është duke zhvilluar kontrolle të shumta, ku deri tani janë sekuestruar të mira materiale me vlerë prej 800 mijë eurosh.

Arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorisë së Romës në operacionin e koduar “Dama e zezë 2”. Hetimet në lidhje me këtë rast kanë nisur që vitin e kaluar, ku u vunë në pranga disa drejtues të ANAS, ndërsa gjatë hetimeve njëri prej të pandehurve ka folur edhe për një çështje korrupsioni në Shqipëri, ku përfshinte drejtues të lartë të qeverisë Rama.

Sipas asaj që shkruan media italiane deputeti i arrestuar është Marco Martinelli, përfaqësues i partisë “Forza Italia”.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *