Home / Lajme / Botë / Një politikan gjerman jep dorëheqje pasi iu zbulua një sasi droge
SARAJEVË (AA) – Politikani i njohur gjerman i Partisë së Gjelbër dhe përfaqësues shumëvjeçarë në Bundestag, Volker Beck, është tërhequr nga të gjitha funksionet politike në Parlament pasi tek ai është gjetur drogë, metamfetamin. ( Sebastian Widmann - Anadolu Ajansı )

Një politikan gjerman jep dorëheqje pasi iu zbulua një sasi droge

Politikani i njohur gjerman i Partisë së Gjelbër dhe përfaqësues shumëvjeçarë në Bundestag, Volker Beck, është tërhequr nga të gjitha funksionet politike në Parlament pasi tek ai është gjetur drogë, metamfetamin.

Gazeta “Bild” thekson se Beck ka dhënë dorëheqje pasi tek ai është gjetur droga. “Mund të them vetëm se gjithmonë jam përpjekur për një politikë liberale ndaj drogave. Për akuzat kundër meje avokati im do të prononcohet në kohën e duhur”, theksoi Beck në njoftimin e shkurtër në faqen e tij të internetit.

Politikanin gjerman, siç pretendohet, të martën mbrëma në Berlin e ka ndaluar policia, ku tek ai gjetën 0.6 gramë drogë metamfetamin.

Prokuroria shtetërore në Berlin konfirmoi këtë informacion, por nuk saktësoi për cilën drogë bëhet fjalë. Klubi përfaqësues i të Gjelbërve në Bundestag njoftoi se respektojnë vendimin e tij për tërheqjen nga të gjitha funksionet dhe se nuk duan të rrezikojnë jetën private të politikanëve.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *