Home / Sport / Njihuni me shqiptaren që kujdeset për këmbët e yjeve të Dortmundit

Njihuni me shqiptaren që kujdeset për këmbët e yjeve të Dortmundit

Te Borusia e Dortmundit nuk mungojnë shqiptarët. Prej disa vitesh, në klubin e madh gjerman punon edhe shqiptarja nga Kosova, Lavdije Murati.

Pedikyristja përkujdeset për këmbët e yjeve të ekipit verdhezi. Në një bisedë për portalin kosovar “Sovrani.info” ajo thotë se këtë punë e bënë me shumë kënaqësi.

“Është punë të cilën e bëj me shumë qejf dhe jam shumë krenare që kam mundësi të punoj në një klub kaq të madh siç është Borusia”, thotë Lavdija.

Murati është shumë e famshme në Gjermani, madje për të kanë shkruar edhe mediat vendase.

Së fundmi ajo ka marrë një ofertë nga partia e Behgjet Pacollit (AKR) për të qenë pjesë e saj. “Kam pasur biseda të gjata me Behgjet Pacollin, i cili më ka ofruar të jem pjesë e partisë se tij. Me kënaqësi e pranova ftesën e tij për të kontribuar me mundësitë dhe kapacitetin që kam. Besoj se do ta shfrytëzoj personalitetin tim për të afruar njerëz me ndikim që të kontribuojnë në të mirën e vendit dhe partisë si në fushën e sportit ashtu edhe në fusha të tjera ku unë kam mundësi”, thotë Lavdije Murati.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *