Home / Lajme / Botë / Nuk ka hyrje të refugjatëve dhe emigrantëve të rinj në kufirin jugor
XHAKARTË (AA) – Mijëra njerëz në njërin nga shtetet më të populluara muslimane në botë, Indonezi, vërshuan rajonet Sumatra, Borneo dhe Sulawesi për të parë të mërkurën në mëngjes errësimin e plotë të diellit, të parin pas 33 vitesh. ( WF Sihardian - Anadolu Ajansı )

Nuk ka hyrje të refugjatëve dhe emigrantëve të rinj në kufirin jugor

Mijëra njerëz në njërin nga shtetet më të populluara muslimane në botë, Indonezi, vërshuan rajonet Sumatra, Borneo dhe Sulawesi për të parë të mërkurën në mëngjes errësimin e plotë të diellit, të parin pas 33 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ora 6:19 sipas kohës lokale indonezianët kishin mundësinë të shohin kalimin e hënës mbi diell, një pamje spektakolare që ka mahnitur qytetarët. Dielli përsëri u shfaq pas një intervali prej dy minutash e gjysëm, kohë e mjaftueshme që dëshmitarët okularë të mund të shkrepin foto nga celularët e tyre.

Disa indonezianë qëndruan në shtëpitë e tyre duke besuar se eklipsi ndodhë nga shkaku se një kuçedër e gëlltitë diellin.

Në “Ternate City” një nga qytetet e fundit në rrugëtimin e eklipsit, autoritetet lokale kishin porositur rreth 600 daulle të cilat janë rrahur në mënyrë të sinkronizuar gjatë eklipsit. Ata besojnë se dielli rishfaqet pasi kuçedra të frikësohet, dhe si e tillë nuk guxon të kthehet në 30 vitet e ardhshme, për kur është paralajmëruar eklipsi i radhës.

Diktatori Suharto i cili ka udhëhequr vendin në periudhën 1967- 1998 u kishte thënë qytetarëve se të shikuarit e eklipsit do t’i verbojë.

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *