Home / Kryesoret / Nuk ka hyrje të refugjatëve dhe emigrantëve të rinj në kufirin jugor

Nuk ka hyrje të refugjatëve dhe emigrantëve të rinj në kufirin jugor

Në Qendrën Transite të Pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli  më shumë se 50 orë nuk ka hyrje të refugjatëve dhe emigrantëve të rinj pasi që ruta ballkanike e refugjatëve praktikisht mbeti e mbyllur pas paralajmërimit të Sllovenisë, ndërsa pastaj edhe të Kroacisë dhe Serbisë, se nuk do të pranojnë refugjatë pa viza valide dhe pasaporta sipas vendimit për zbatimin e regjimit të ri në zonën e Shengenit, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Gjevgjelia.

Me këtë fluksi i parregullt i refugjatëve nëpër rutën perëndimore ballkanike ka përfunduar. Maqedonia nga ana e saj, ashtu siç deklaroi paraprakisht ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, të gjitha masat do t’i miratojë me BE-në dhe në mënyrë reciproke do t’i zbatojë në kufirin e saj jugor dhe verior.

Shiu i cili gjatë natës ka rënë vetëm plotësisht i vështirëson kushtet e punës së policisë kufitare dhe të refugjatëve të cilët nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre të arrijnë deri në Gjermani.

Liderët e BE-së dhe Turqisë më 7 mars arritën marrëveshje në Bruksel për zgjidhjen e përbashkët të krizës migruese. Ata lanë dhjetë ditë hapësirë të gjejnë zgjidhje finale dhe të përhershme, e cila do të miratohej në Samitin e paralajmëruar për më 17 mars

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *