Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit njihen me punën e Komunës dhe Institucioneve të tjera Publike

Nxënësit njihen me punën e Komunës dhe Institucioneve të tjera Publike

Një praktikë pozitive e vendeve të Bashkimit Evropian, filloi të zbatohet edhe në Komunën e Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta nga dita e mërkurë ka filluar takimet me nxënësit e viteve të para të shkollave të mesme publike.

Takimi i parë u realizua me nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë.

Në prani të drejtorit të shkollës, kujdestarëve të klasave dhe drejtuesve të Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport, në mjediset e Këshillit Komunal kryetari Nevzat Bejta i njoftoi nxënësit me institucionin që drejton.

“Qëllimi është që nxënësit të njoftohen me Institucionet Publike. Ato duhet të njoftohen me punën e kryetarit të Komunës, me punën e Institucionit Komunë dhe të kenë njohuri se çfarë roli dhe çfarë kompetencash ka kryetari i Komunës. Duhet ta dijnë se ky institucion i takon shoqërisë, se ky Institucion u takon të gjithë qytetarëve. Nesër dikush prej këtyre nxënësve mund të vijë në krye të këtij Institucioni, dhe të vihen në shërbim të qytetarëve. Gjithë pasuria publike i takon shoqërisë, prandaj duhet të kenë kujdes mbi këtë pronë që ta ruajnë. Pasuria publike duhet të ruhet dhe të trashëgohet pastaj te trashëgohet tek gjeneratat e reja”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta, i cili para nxënësve po ashtu potencoi që Institucionet Publike funksionojnë në interes të përgjithshëm shoqëror.

Kryetari Nevzat Bejta me këtë rast përmendi funksionimit e organeve të rendit, si organ që zbaton ligjin dhe mbron jetën dhe pronën e qytetarëve, prandaj kërkoi që për çdo problem qytetarët të drejtohet tek Policia.

Demokracia, tha kryetari Bejta, është gjë shumë e mirë, sepse në funksione mbesin qeveritarët që e gëzojnë mbështetjen e shoqërisë.

Me këtë rast, nxënësit patën rastin ta pyesin kryetarin për çështje në interes të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi.

Pas takimit që u zhvillua në ambient shumë pozitiv, nxënësit të shoqëruar nga kryetari i Komunës vizituan administratën dhe kabinetin e kryetarit.

Takimet e tilla do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim duke përfshi edhe nxënësit e Gjimnazit, Ekonomisë dhe Industriales.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *