Home / Lajme / Botë / Opozita siriane merr garanci prej gjashtë muajsh për tranzicion politik në Siri
GJENEVË (AA) - Basma Kodmani, anëtare dhe zëdhënëse e Komisionit të Lartë për negociata (HCN), grupi kryesor i opozitës siriane, të enjten ka thënë se i dërguari special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Siri Staffan de Mistura u ka dhënë garanci prej gjashtë muajsh për tranzicion politik në Siri. ( Fatih Erel - Anadolu Agency )

Opozita siriane merr garanci prej gjashtë muajsh për tranzicion politik në Siri

Basma Kodmani, anëtare dhe zëdhënëse e Komisionit të Lartë për negociata (HCN), grupi kryesor i opozitës siriane, të enjten ka thënë se i dërguari special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Siri Staffan de Mistura u ka dhënë garanci prej gjashtë muajsh për tranzicion politik në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me De Missturan, Kodmani u tha gazetarëve se të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara (KB) në Siri i ka paraqitur propozime të caktuara sa i përket tranzicionit politik dhe formimin e trupit të përkohshëm qeverisës.

Ajo theksoi se grupet opozitare ranë dakord që negociatat duhet të zhvillohen shumë më shpejt.

“Ne biseduam për periudhën kohore dhe De Mistura ka dhënë një garanci prej gjashtë muajsh për tranzicionin politik. Ne shpresojmë se kjo periudhë mund të jetë më e shkurtër”, tha Kodmani.

Kodmani shtoi se çështja e ndihmës humanitare në Darayya dhe lirimi i të burgosurve është shumë i rëndësishëm për paqen në Siri.

De Mistura të enjten në Gjenevë u takua me anëtarët e Komitetit të Lartë për negociatat (HCN), grupi kryesor opozitar sirian, në kuadër të negociatave për paqe. De Mistura pas takimit u tha gazetarëve se bisedimet me delegacionin e opozitës siriane rrodhën shumë pozitivisht. Ai vuri në dukje se ka disa çështje të caktuara për të cilat regjimi sirian dhe opozita kanë arritur tashmë një marrëveshje të caktuar.

“Regjimi dhe opozita në parim janë dakorduar në lidhje me unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe asnjëra palë nuk kërkon federalizimin e vendit. Ajo që na duhet është një kompromis në lidhje me tranzicionin politik”, ka thënë De Mistura.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *