Home / Kryesoret / “Paguaj me Poezi”- fushata e Julius Meinl edhe në Shkup
Sipas organizatorëve të eventit, në këtë fushatë janë kyçur 30 shtete të ndryshme dhe mbi 1000 kafeteri anembanë botës, ndërkohë që kontributin e tyre mund ta japin edhe qytetarët e Shkupit të cilët gjatë ditës së sotme mund të pijnë çaj ose kafe dhe të njejtin ta paguajnë me një poemë. Foto: poetja Lubica Shopova ( Vedat Abdul - Anadolu Agency )

“Paguaj me Poezi”- fushata e Julius Meinl edhe në Shkup

Me rastin e 21 marsit, Ditës Botërore të poezisë, për herë të dytë në kryeqendrën e Maqedonisë, Shkup, u mbajt fushata globale e Julius Mainl “Paguaj me Poezi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas organizatorëve të eventit, në këtë fushatë janë kyçur 30 shtete të ndryshme dhe mbi 1000 kafeteri anembanë botës, ndërkohë që kontributin e tyre mund ta japin edhe qytetarët e Shkupit të cilët gjatë ditës së sotme mund të pijnë çaj ose kafe dhe të njejtin ta paguajnë me një poemë.

“Gjithçka filloi në Vjenë atje ku njërëzit shkonin në kafeteri dhe shkruanin poezi dhe me të e paguanin kafen e pirë. Vitin e kaluar kishim rreth 600 poema të shkruara në tre kafeteri, ndërsa nga shkaku i shtimit të interesit, këtë vit shtuam edhe dy lokale dhe tani janë gjithsej pesë. ‘Nargile’ në Çarshinë e vjetër, pastaj kafeteritë ‘Veneto’, ‘Palladium’, ‘Dion’ dhe ‘Badu'”, deklaroi Bojan Boshkovski.

Ndërkohë, poetë të njohur kanë zënë vendet e tyre në kafeteritë e lartpërmendura në mënyrë që të vlerësojnë poezitë e shkruara, ndërsa për më të mirat ka edhe shpërblime.

Poemat e shkruara do ti dërgohen Julius Mainlit në Vjenë.

“Si një poeteshë e re vitin e kaluar u kyça në këtë fushatë, ndërsa këtë vit do të ndihmojë të gjithë ata të cilët do të dëshirojnë të shkruajnë poezi që përmes shkrimit tim të shfaqin ndjenjat e tyre”, tha për AA poetja Lubica Shopova sipas së cilës ka shumë të rinj të cilët kanë dëshirë të shkruajnë por se kjo është një process mbi të cilin duhet punuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *