Home / Lajme / Botë / Pamjet e para: Aeroplanët rusë duke u larguar nga Siria (Video)

Pamjet e para: Aeroplanët rusë duke u larguar nga Siria (Video)

Forcat Ajrore Ushtarake ruse kanë filluar kthimin e tyre në shtëpi, pas luftimeve në Siri.

Aeroplanët e parë, përfshirë edhe ata Sukhoi, janë regjistruar duke u ngritur nga baza ajrore Khmeimim.

Vladimir Putin, i ka udhëzuar forcat e armatosura ruse ta fillojnë tërheqjen nga ky vend i përfshirë nga lufta.

Presidenti Putin ka thënë se forcat ushtarake ruse në masë të madhe i kanë përmbushur qëllimet e tyre në Siri dhe ka shprehur shpresë se tërheqja e trupave ruse do të jetë stimulim për zgjidhje politike të konfliktit në Siri.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *