Home / Kryesoret / Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën e raportuesit Vajgëll për Maqedoninë

Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën e raportuesit Vajgëll për Maqedoninë

Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropian (AFET), sonte në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel me 42 vota “pro” dhe nëntë “kundër” e miratoi Rezolutën për Maqedoninë, që në propozim të raportuesit Ivo Vajgëll përmban rekomandimin e shtatë të njëpasnjëshëm deri te Këshilli Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për shkak të ngjarjeve të javës së kaluar në Maqedoni dhe caktimit të datës së re për zgjedhje të parakohshme parlamentare, grupi AFET i PE-së në vend me datën 23, për Rezolutën e Maqedonisë votoi sot.

Raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll parashtroi 18 amendamente kompromisi, si dhe dy me transferim më 5 qershor si ditë kur do të mbahen zgjedhjet në Maqedoni. Vetëm deputeti evropian slloven e mori fjalën dhe iu falënderua të gjithëve në Komitetin për punë të jashtme të PE-së që e shtyu votimin për raportin e Maqedonisë për sot, për shkak të, siç tha ai,”ditës kruciale kur dakordohet datë e re për zgjedhje të parakohshme më 5 qershor”.

“Kjo shtyrje e datës së zgjedhjeve nevojitej për shkak se kishte vlerësim të përbashkët të BE-së me SHBA-së se përgatitjet për zgjedhje nuk ishin të tilla që zgjedhjet t’i përmbushin standardet e larta për demokraci, transparencë dhe sundimin e së drejtës. Tani kemi datë të re, 5 qershorin dhe unë vendosa dy amendamente gojore që i dedikohet këtij ndryshimi të datës. Observimi ynë është se nevojitet për procesin e Maqedonisë qasje të kenë të gjitha partitë në Maqedoni dhe ato të punojnë së bashku në agjendën evropiane të vendit”, porositi Vajgëll.

Siç është e njohur, kjo Rezolutë e shtëpisë ligjdhënëse të Unionit për Maqedoninë ka të bëjë me progres raportin që para fundit të vitit të kaluar e parashtroi Komisioni Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë në eurointegrime. Edhe rezolutën që sot e votoi a.q grupi AFET i PE-së, për të cilin të mërkurën e ardhshme (9 mars) në Strasburg do të votojë edhe tërë përbërja e Parlamentit Evropian në seancë plenare, përmban rekomandim të kushtëzuar për negociatat, që varet nga përfundimi i suksesshëm i krizës politike me organizim të suksesshëm të zgjedhjeve më 5 qershor.

Rezolutat që PE-ja i jep për vendet nga procesi i zgjerimit kanë vetëm rëndësi këshillëdhënëse, por jo edhe rëndësi juridiko-obliguese për Këshillin Evropian dhe në përgjithësi për Bashkimin Evropian

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *