Home / Kryesoret / PDSH:Kërcënime për vendet e punës

PDSH:Kërcënime për vendet e punës

Kohëve të fundit në PDSH kane mbërritur me qindra ankesa nga qytetarë që kanë të bëjnë me kërcënime për shkarkime nga puna, raste korrupsioni, ndërprerje të energjisë elektrike si dhe ankesa për gjoba, taksa dhe tatime të mëdha të shqiptuara nga ana e institucioneve shtetërore, si dhe trajta tjera keqpërdorimit të institucioneve shtetërore me qëllim ushtrimin e presionit ndaj qytetarëve për qëllime politike.

Frikësimi, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim njëjtë sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve.

PDSH në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike. Për këtë arsye, të gjithë strukturat e partisë do të jenë në dispozicion të qytetarëve, ku ata do të mund të bëjnë raportimin e rasteve në të cilat nga ana e individëve të veshur me pushtet, apo nga ana e institucioneve ju bëhet çfarëdolloj presioni, apo ju mohohet ndonjë e drejtë e garantuar.

Njëkohësisht, bëjmë thirrje deri tek të gjithë partitë politike dhe aktivistët e tyre, por edhe deri tek aktivistët tonë në teren, që të mos ushtrojnë asnjë lloj presioni, trembje apo frikësim ndaj qytetarëve, në mënyrë që ata, në mënyrë të lirë dhe demokratike, të vendosin nëse do të jenë aktiv ose jo në proceset dhe aktivitetet politike në periudhën kohore që vjen dhe të lihen të lirë të shprehin vullnetin e tyre politik dhe pa presion të vendosin se cilin opsion politik do të përkrahin.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *