Home / Lajme / Kronika e zezë / Për fundjavë në Shkup 22 aksidente, janë lënduar 23 persona

Për fundjavë në Shkup 22 aksidente, janë lënduar 23 persona

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 22 aksidente, në të cilat janë lënduar 23 persona.

Policia e komunikacionit nga 4 marsi – e premte ka kryer kontroll të pesë aksidenteve, prej të cilave tre janë me pasoja të dëmeve materiale, ndërsa në një lehtë u lëndua një person. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilën me lëndime të rënda trupore kaloi një këmbësor.

Siç informon për MIA-n, Dragan M. Veljanoski nga SPB-Shkup më 5 mars, e shtunë, kanë ndodhur gjithsej 13 aksidente. Prej tyre pesë janë me pasoja të dëmeve materiale, shtatë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat me lëndime më të lehta kaluan 16 persona.

Ka ndodhur edhe një aksident, në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i automjetit motorik vozitës, ndërsa një person u lëndua lehtë.

Më 6 mars – e diel, policia e komunikacionit ka kryer kontroll të gjithsej katër aksidente, prej të cilave dy janë me pasoja të dëmeve materiale, ndërsa një me pasojë të lëndimeve trupore, ndërsa me lëndime më të lehta kaluan dy persona. Ka ndodhur edhe një aksident, në të cilën rëndë u lëndua një vozitës i mopedit.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve në komunikacion. Janë sanksionuar 24 shoferë, të cilët i kanë vozitur automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit dhe ata janë përjashtuar nga komunikacioni, 92 automjete të cilët me automjet kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, si dhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforëve. Njëzet e dy këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ndërsa 36 shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular gjatë vozitjes.

Me ndihmën e automejtit special karrotrec, janë larguar 100 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *