Home / Lajme / Maqedoni / Përkeqësohet gjendja e Sokolit, policia sërish e ka maltretuar!

Përkeqësohet gjendja e Sokolit, policia sërish e ka maltretuar!

Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli, në seancën e djeshme gjyqësore nw Shkup pwr rastin “Lagjja e Trimave” dukej edhe më i dobësuar se javën e kaluar.

Ai është në mesin e të arrestuarve më 10 maj në Kumanovë, kurse mbarë opinioni është i brengosur për ndryshimet në fizionominë e tij, që e tregojnë tejet shëndetlig, shkruan “Lajm”.

Edhe avokatja e tij Artene Iseini, konfirmoi se Komandant Sokoli dje dukej më keq në krahasim me javën e kaluar. Ajo tha se kjo ndoshta është për shkak se gjatë sjelljes në gjykatë, policia dje sërish I ka maltretuar pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

“E vërejta edhe unë se dukej më keq se javën e kaluar. Është kthyer sërish avazi i vjetër i sjelljes së keqe të policisë ndaj të arrestuarve gjatë sjelljes në gjykatë. Siç më treguan, nuk janë rrahur sikurse para një muaji, mirëpo policia është sjellur në mënyrë nënçmuese. Dy orë e gjysmë janë mbajtur me kokën ulur dhe kjo nuk është lehtë”, deklaroi për “Lajm” avokatja Iseini.

Ndryshe seanca e djeshme gjyqësore për Lagjen e Trimave u ndërpre dhe vazhdimi u caktua për 8 mars. Tre avokatë të të akuzuarve braktisën gjykatën meqë, sipas tyre, nuk kishte kushte për gjykim. Avokatët në mënyrë të shpejtë u gjobitën me nga 1200 euro. Përveç kësaj, avokatët Naser Raufi dhe Bujar Dardhishta do të duhet t’i kompensojnë edhe të gjitha shpenzimet për gjykimin e djeshëm, që sipas disa vlerësimeve arrijnë edhe dhjetëra mijëra euro. Do të duhet të paguajnë edhe shoqërimin e të akuzuarve, për angazhimin e dy helikopterëve dhe qindra policëve. Për gjykatësen, ata kanë ofenduar gjykatën, kanë prishur rendin dhe qetësinë dhe me sjelljen e tyre e kanë prolonguar procedurën.

Nga Gjykata i porositën familjarët se të afërmit e tyre mund t’i vizitojnë në paraburgim, dhe se Ligji për procedurë penale nuk parashikon se duhet doemos t’u lejohet familjarëve që të jenë të pranishëm në gjykim. Sipas gjykatës ka vetëm një sallë të madhe dhe janë siguruar kushte për praninë e një pjese të familjarëve. Por edhe avokatët tjerë dolën në mbështetje të kolegëve që braktisën gjykatën.

“Duam kushte dhe do të solidarizohemi me kolegët për gjobat me të cilat u dënuam dhe për shpenzimet e supozuara që janë bërë me seancën e sotme, Gjykata duhet doemos t’i tërheqë për arsye se nuk ka kushte për gjykim korrekt dhe të drejtë të kësaj lënde të ndjeshme që zhvillohet para Gjykatës themelore Shkupi 1”, deklaroi Lupço Veselinovski, avokat.

Gazetarët u vendosën në bibliotekën e Gjykatës prej ku përmes televizorit përcillnin zhvillimet në gjykatë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e OSBE-së, organizatave joqeveritare dhe të ambasadës së Kosovës në vend. Seanca e radhës do të mbahet më 8 mars.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *