Home / Lajme / Rajon / Pesë persona arrestohen për shpërlarje parash

Pesë persona arrestohen për shpërlarje parash

Pesë persona janë arrestuar në Prizren, dje rreth orës 01:30, me dyshimin për shpërlarje parash.
Pas pranimit të informacionit se disa persona të dyshuar janë duke organizuar shkëmbimin e një shume parash të cilat janë të raportuara si të vjedhura në shtetet tjera, njësitë policore kanë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj katër K/Shqiptar dhe një shqiptar shtetas i Shqipërisë.
Gjatë kontrollit te njëri nga personat e dyshuar është gjetur në posedim një pistoletë me 14 fishek, njofton PK, përcjell koha.net. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *