Home / Kryesoret / Petrov: Të hiqet shqiponja nga rrotullimi në Çair (Video)

Petrov: Të hiqet shqiponja nga rrotullimi në Çair (Video)

Qindra protestues mes të cilëve edhe funksionarë të VMRO-DPMNE-së kanë protestuar para MPB-së duket kërkuar përgjegjësi nga ministri Oliver Spasovski për ngjarjet në Butel. Protestuesve ju drejtua kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov i cili tha se ata e dënojnë vandalizmin dhe demolimin e themeleve të kryqit në Butel, ndërsa kërkojnë të hiqet shqiponja në Çair.

“Kjo që u bë më 3 mars është parë nga ISIS në Irak dhe Siri. KBM vërteton se në Maqedoni nuk do të përsëritet skenari i Ukrainës dhe Sirisë, përcjell shenja. Në Maqedonia nuk do të lejojmë luftë në bazë fetare dhe etnike me qëllim formimin e qeverisë për ndryshimin e emrit të shtetit Maqedoni dhe identitetin e maqedonasve. Është e pritshme sjellja e BDI-së, përshkak 100 mijë votues që nuk janë në Maqedoni për arsye se ata asnjëherë këtu nuk kanë jetuar”, ka thënë Todorov.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *