Home / Lajme / Maqedoni / Po përgatitet rrënimi i Katica Janevës?

Po përgatitet rrënimi i Katica Janevës?

Një ditë pas shpërbërjes së Parlamentit, Gjykata Kushtetuese të filloj procedurat për Prokurorinë Speciale Publike dhe t’i ndërpres ato. Koncepti është i njëjtë, në shpejtësi, pa debat publik dhe pa praninë e publikut. A1on mëson se kjo është e rregulluar me zinxhira partiake-gjyqësore, dhe duhet t’i plotësojnë gjyqtarët të cilët janë të vendosura nga kjo qeveri në Gjykatën Kushtetuese që kanë ndikim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kështu, qeveria do të justifikohet se nuk ka ndikim në gjykatë dhe se ai është i pavarur dhe nuk do të ketë më asnjë legjislativ për të reaguar ndaj këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Qëllimi është që Prokuroria Speciale Publike të mos funksionoj deri në datën e zgjedhjeve, veçanërisht të mos ketë pasoja për zyrtarët të cilët duhet të udhëheqin fushatë për partinë në pushtet. Vlerësohet se çfarë do procedure do të dëmtonte rëndë imazhin e partisë dhe do të dekurajohen votuesit përderisa do të fillojnë të vijnë deri te dyshimet dhe të dënuarit.

Ky skenar tashmë e dijnë edhe diplomatët në vend të cilët janë duke thënë se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese do të jetë i qartë, dhe me këtë epilog të tillë për të mos u mbajtur asnjë palë zgjedhjeje. Ata këmbëngulin se Prokuroria Speciale Publike është prioritet i Përzhinos, dhe çdo sabotim i gjyqësorit partiak vetëm do të rrite konflikte në shoqëri dhe do ta shtoj krizën politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *