Home / Kryesoret / Policia maqedonase arreston 28 gazetarë të huaj, 700 refugjatë i kthen në Greqi

Policia maqedonase arreston 28 gazetarë të huaj, 700 refugjatë i kthen në Greqi

28 gazetarë dhe fotografë të huaj janë ndaluar nga policia maqedonase për kalim të paligjshëm të kufirit së bashku me një grup të madh refugjatësh, ndërsa 700 refugjatë i ka kthyer në Greqi.

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se ata kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme duke bërë kështu një vepër penale, më shumë detaje do të japë policia, kur ata të paraqiten para gjykatës, raportojnë mediat maqedonase.

Aktualisht gazetarët ndodhen në rajonin e policisë, dhe grupi më i madh prej rreth 700 refugjatëve janë kthyer në territorin grek.

Refugjatët janë përpjekur për të kaluar lumin Konjska, që sipas burimeve greke, aktivistët e OJQ-ve greke i kanë drejtuar në këtë vend për të kaluar ilegalisht kufirin maqedonas në afërsi të fshatit Moin.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *