Home / Lajme / Rajon / Policia ndalon Kreshnik Spahiun!

Policia ndalon Kreshnik Spahiun!

Policia e Tiranës ka ndaluar kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu, dhe 3 aktivistë të Aleancës Kuqezi, gjatë protestës së organizuar nga ky subjekt përpara Bashkisë së Tiranës.

Raportohet se shkak i ndalimit të Kreshnik Spahiut dhe aktivistëve të AK ishte protesta, ndërsa protestuesit përpiqeshin të gozhdonin dyert e institucionit të Bashkisë.

Policia ka ndërhyrë për të mos lejuar një veprim të tillë, gjë që ka sjellë edhe përplasjen mes saj dhe protestuesve.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *