Home / Lajme / Maqedoni / Policia pretendon se ka konfiskuar hard diskun me bisedat e përgjuara

Policia pretendon se ka konfiskuar hard diskun me bisedat e përgjuara

Vëllau dhe motra e të akuzuarit për punëtorinë sekrete për falsfikimin e dokumenteve Zahir Bekiri (Çaush) janë arrestuar dhe për momentin ndodhen në stacionin policor të Kisella Vodës mëson Nova Tv, raporton Antpress.mk
Dy të arrestuarit akuzohen për veprat e njejta ashtu si vëllau i tyre.

Ndryshe, policia me urdhër të gjykatës, gjatë aksionit policor në mëngjesin e sotëm ka gjetur hard diskun të fshehur në dyshek për të cilin pretendon se hetuesit kanë dyshime se në hard diskun ndodhen bisedat e përgjuara të cilat, sipas portalit Press24 mund të vijnë nga baza e Zaevit me të cilat është dashur të kërcënohen biznesmenë të njohur në Maqedoni.

Sipas policisë në aksionin policor në 7-të lokacione janë gjetur edhe shumë dokumente tjera dhe armatim i cili është poseduar pa leje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *