Home / Lajme / Rajon / Policia: Vdekja e 3-vjeçarit ishte aksidentale

Policia: Vdekja e 3-vjeçarit ishte aksidentale

Një fëmijë 3 vjeçar, E. M. ka humbur jetën si pasojë e rënies në lumin “Klina” të Skenderajt. Ngjarja ishte raportuar nga familjarët e viktimës, ku fillimisht thuhej se fëmija ishte zhdukur rreth orës 17:55 të datës 7 mars 2016, me dyshime e rënies në lumin “Klina”.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës për këtë rast thuhet se drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitet relevante policore, njësitet e zjarrfikësve, si dhe departamenti i emergjencave në komunën e Skenderajt.

“Po ashtu në kërkim të trupit të viktimës janë angazhuar ekipe të FSK-së, zhytës të klubit “Trepça”, ndërsa pas katër orë kërkimi rreth orës 23:15 njësitë të zhytësve kanë arritur të gjejnë trupin e viktimës, ku rrjedha e lumit e kishte dërguar në zonën e fshatit Llaushë. Viktima ishte pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Nga hetimet e para të filluara nga hetuesit me autorizim të prokurorit nga vendi i ngjarjes, si dhe dëshmive dhe rrethanave të siguruara, bëhet e ditur se incidenti kishte ndodhur në kohën kur fëmija ndodhej duke lozur në oborr afër një hekurishteje të shtëpisë së tij, ku sipas familjarëve të tij për një moment fëmija ishte zhdukur gjegjësisht kishte rënë në lumë, ku rrjedha e ujit e kishte rrëmbyer”, thekson më tej Policia.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.

Rasti është iniciuar dhe hetuar si ‘vdekje aksidentale’

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *