Home / Kryesoret / Politikani i hekurt, Menduh Thaçi sot mbush 51 vjeç

Politikani i hekurt, Menduh Thaçi sot mbush 51 vjeç

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot festoon ditëlindjen e tij të 51. Menduh Thaçi ka lindur më 3 mars, 1965 në Tetovë. Në vitet 1991-92 që nga pavarësia e Maqedonisë, Thaçi ka ndihmuar që të avancohet statusi juridiko-politik i shqiptarëve të vendit tonë.

Thaçi për herë të parë u bë pjesë e pushtetit në vitin 1998 kur për here të parë PDSH-ja e udhëhequr nga Arbër Xhaferi fitoi simpatinë e një numri të madh të qytetarëve shqiptarë të vendit tonë.

Menduh Thaçi është njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare e cila në platformën e vet politike e ka prioritet të lartë avancimin e çështjes shqiptare me çka qytetarët shqiptarë do të kenë peshën e vet në vendimarrje dhe do të marrin buxhetin që ju takon nga shteti.

Për herë të parë në vitin 1998 kur Menduh Thaçi u bë pjesë e qeverisë, PDSH-ja e caktoi zv.Ministrin e parë shqiptarë në polici pasi deri në atë kohë dera ishte e mbyllur për atë post për shqiptarët. Jo vetëm në polici por PDSH-ja mori edhe shumë ministri dhe institucione tjera me peshë dhe përherë të parë me politikën e Thaçit filluan të mbushen institucionet shtetërore me shqiptarë. Që nga koha kur Thaçi ishte në qeveri e deri më sot, të punësuarit flasin fjalë miradie për punën që bëri PDSH-ja e cila ishte këmbëngulëse për ti kyqur shqiptarët në institucionet shtetërore.

Të punësuarit shqiptarë që u kyqën në institucione para 15 viteve, edhe sot e kësaj dite mund të vërehen nga një pjesë e madhe e qyteteve si Tetova dhe Gostivari dhe vende të tjera të cilët që në orën 8 të mëngjesit udhëtojnë në drejtim të Shkupit duke i bllokuar të gjitha rrugët.
Televizioni Koha, liderit të PDSH-së, Menduh Thaçit, të i’a uroj ditëlindjen me uratat për shëndet, fat dhe suksese.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *