Home / Kryesoret / Pollogu nuk është në rrezik, Lumenjtë nën kontroll në Tetovë (VIDEO)

Pollogu nuk është në rrezik, Lumenjtë nën kontroll në Tetovë (VIDEO)

Rreshjet e shiut të cilët janë prezente disa ditrë me radhë në Tetovë dhe rrethinë vazhdojnë të mbajnë në ankth banorët për vërshime eventuale të lumenjëve. Niveli i ujit në lumenj sipas Njësisë rajonale në Tetovë të qendrës për menaxhim me kriza ende është në masën e lejuar dhe nuk paraqet rrezik eventual.Nga kjo qendër vazhdojnë të theksojnë se qytetarët mund të jenë të qetë sepse situata është në kontroll dhe nuk ka rrezik për vërshime të ujrave të Lumenjëve që janë në këtë rajon.

“Momentalisht niveli i lumenjëve në Pollog, duke filluar nga Gostivari e deri në rrjedhën e Vardarit në komunën e Jegunocit është në masën 103, që nuk paraqet rrezik. Rrezik është nëse kjo masë kalon mbi 210 e më lartë. Deri më tash gjendja është stabile e luemnjëve edhe pëkrudnër rreshjeve të shumta në rajonin e Pollogut”, njoftuan kujdestarët në Qendrën për Menaxhim për Kriza, transmeton Televizioni Koha.

Niveli i ujit të lumenjëve Shkumbin, Poroj dhe Vardar sipas kësaj qendre për momentin nuk paraqet rrezik për popullatën e këtij rajoni, ndërsa eventualisht nëse ka rrezik do të ketë informata në kohë.

Në ndërkohë më rrezik gjithnjë gjatë kësaj periudhe është pjesa e komunës së Jegunocit si pasojë e rritjes së nivelit të ujit të lumit Vardar. Nga kjo komunë njoftojnë se nuk ka rrezik për momentin dhe shumë shpejt do të fillojë të pastrohet shtratri i lumit në këtë pjesë të Pollogut.

“Me qëllim të preventivës nga vërshime komuna e Jegubocit në bashkëpunim me qeverinë e Maqedonisë, shumë shpejt do të duhet të fillojë të realizojë projektin për rregullimin e shtratit të lumit Vardar në rajonin nga fshati Tudencë e deri në Jegunocë. Në disa faza do të rregullohen 7 kilometra të rrjedhës së lumit”, ka njoftuar kryetari i komunës së Jegunocit Toni Kocevski, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë vitin e kaluar kishte probleme në rajonin e komunës së Bërvenicës me rrjedhën e lumit të fshatit Radofcë. Kryetari i komunës së Bërvenicës ka thënë se është pastruar një pjesë e lumit në këtë fshat dhe nuk pret që të ketë rrezik për vërshime.

”Ditë më parë është intervenuar në atë pjesë të rrjedhës së Lumit në vendin kritik gjegjëissht në lumin në fshatin Radiofcë. Për momentin nuk ka rrezik që i njejti të vërshojë si viteve të kaluara.Jemi duke e ndjekur situatën me kujdes” tha Enver Pajaziti, kryetarë i komunës së Bërvenicës, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, viteve të kaluara gjithnjë në pranverë Lumi Vardar dhe lumenj të tjerë kanë shkaktuar shumë probleme në rajone të ndrysh,e duke filluar nga komuna e Bërvenicës,Tetovës, në fshatrat e komunës së Zhelinës dhe në Jeugnocë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *