Home / Lajme / Botë / Prekëse: Kështu dukej ky djalë kur ishte braktisur, por ja si duket sot! (Foto)

Prekëse: Kështu dukej ky djalë kur ishte braktisur, por ja si duket sot! (Foto)

Pak më shumë se një muaj më parë, bota u trondit nga pamjet që vinin nga Nigeria, ku një fëmijë tre vjeçar ishte braktisur nga familja me akuzën se ai ishte magjistar.

Ai u gjet nga punëtorja humanitare Anja Ringgren Loven e cila i dha emrin Hope, që do të thotë shpresë.
Ringgren Loven dje ka publikuar një foto duke treguar se djali tani është në gjendje shumë më të mirë shëndetësore.
“Ditën kur e mora në krahët e mi këtë djalë të vogël dhe të ëmbël fillimisht isha e sigurt se ai nuk do të mbijetojë. Çdo frymëmarrje që ai merrte ishte një luftë, dhe unë nuk doja që ai të vdiste pa emër, pa dinjitet, kështu që e pagëzova atë Hope”.

“Shpresë për mua është një emër i veçantë. Jo vetëm në atë çfarë nënkupton. Shumë vite më parë kam bërë tattoo emrin Hope në gishtat e mi sepse për mua ai nënkupton: Ndihmo një person çdo ditë”, ka shkruar Ringgren Loven në Facebook-un e saj.

Djali ishte braktisur në fushën e Ojo me akuzën se ishte magjistar, përcjell lajmi.net.
a2-6

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *