Home / Lajme / Rajon / Preshevë, gjobë imamit të xhamisë, ngriti flamurin shqiptar (VIDEO)

Preshevë, gjobë imamit të xhamisë, ngriti flamurin shqiptar (VIDEO)

Në minaren e xhamisë së fshatit Geraj, më 28 nëntor 2014 është ngritur flamuri shqiptar. Imami i xhamisë, Nexhat Jashari ka marrë një letër nga gjykata në Preshevë. Gjoba është rreth 300 euro për shkelje të ligjit, pasi akuzohet për “përdorim të simboleve të palejuara”. Hoxha i fshatit Geraj, për shkak të moshës, nuk mund të ngjitet sipër në minare.

“Ne nuk mund ta ruajmë 24 orë xhaminë se kush hyn e kush del. Natën ka hyrë dikush, por se dimë se kush ka qenë. Jemi duke u konsultuar mes nesh se kush mundet të ketë qenë, por ende nuk dimë asgjë”, tha Nexhat Jashari, imam në Preshevë.

Pas kësaj ngjarjeje, xhamia konsiderohet se ka kryer “vepër të jashtëligjshme” dhe gjoba është e pakthyeshme.

Problemi i simboleve në Jug të Serbisë është i vjetër, pasi ndalohet me ligj përdorimi i çdo simboli që nuk është i shtetit serb, e që i përket një tjetër shteti. Mirëpo shqiptarët duan vetëm shqiponjën dykrenare.

Ragmi Mustafa, kryebashkiak i Preshevës thotë se, shqiptarët janë të gatshëm ta zgjidhin problemin.

“Gjatë përdorimit të simbolit kombëtar për 28 Nëntor, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, përkatësisht ditën e simbolit kombëtar kudo që ka shqiptarë që festojnë, edhe në Komunën e Preshevës manifestohet. Në këtë drejtim ka një varg dënimesh të shprehura në të holla, për institucione të ndryshme duke filluar nga Komuna, madje edhe mua si kryetar komune”, thotë Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës.

Imam Jashari thotë se, herën e fundit e kanë mbyllur xhaminë, por ajo është thyer dhe flamuri megjithatë është vënë. Ai kërkon nga politika zgjidhje, në mënyrë që të mos ketë më autoritetet në adresën e tij.

Ne u kërkojmë të gjithë udhëheqësve që të jenë më konkretë në punën e tyre. Ne do ta këqyrim punën tonë, por të mos vijnë e të hedhin flamuj për të luajtur”, thotë më tej Nexhat Jashari, imam në Preshevë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *