Home / Kryesoret / Presidenca e BeH-së, Izetbegoviç dhe Coviç takuan Eurokomesarin Hahn
SARAJEVË (AA) - Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë Johannes Hahn(L) filloi vizitën zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) me takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme Igor Cërnadak (R), raporton Anadolu Agency (AA). ( Samir Yordamoviç - Anadolu Agency )

Presidenca e BeH-së, Izetbegoviç dhe Coviç takuan Eurokomesarin Hahn

Kryesuesi me presidencën e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Bakir Izetbegoviç dhe anëtari i presidencës Dragan Çoviç janë takuar sot me Komesarin për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bashkërisht është vlerësuar se në vitin paraprak BeH-ja ka shënuar përparim të dukshëm në kuadër të qasjes së re të BE-së dhe se pas stagnimit disavjeçar është kthyer në rrugën e duhur evropiane”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Anëtarët e presidencës i prezentuan komesarit Hahn një “Master Plan” të azhuruar për procesin e integrimit të BeH-së në Bashkimin Evropian qëllimi përfundimtar i të cilit është që deri në fund të vitit 2017 vendi të marrë statusin e vendit kandidat.

Komesari Hahn nga ana e tij ka përshëndetur përpjekjet dhe përkushtimin e autoriteteve duke vënë theksin në vazhdimin e zbatimit të masave reformuese në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt rrugës së integrimit.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *