Home / Lajme / Rajon / Prokurori gjerman: Tre kosovaret po përgatitnin një sulm serioz, ende se dimë nëse kanë lidhje me Brukselin

Prokurori gjerman: Tre kosovaret po përgatitnin një sulm serioz, ende se dimë nëse kanë lidhje me Brukselin

Policia në Bayern të Gjermanisë arrestoi tre kosovarë pas një dyshimi për një sulm të planifikuar terrorist, transmeton ARD dhe BR.

Kosovarët e arrestuar, ishin duke udhëtuar në një makinë të regjistruar në Belgjikë, ka konfirmuar një zëdhënës i Zyrës së Hetimeve Kriminale të martën.

“Mund të konfirmoj se tre persona nga Kosova janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm. Ato ishin arrestime të përkohshme dhe hetimet po vazhdojnë. Personat janë arrestuar nën dyshimin për përgatitjen e një krimi serioz,” ka thënë Floraian Weinzierl prokuror i rastit, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.

“Momentalisht nuk jemi në dijeni se ka një lidhje në mes personave që ne kemi arrestuar me sulmet në Bruksel. Hetimet janë në vazhdim e sipër dhe mbetet të shihet derisa informata shtesë të dalin në dritë.”

“Të dyshuarit kanë dhënë deklarata të ndryshme të cilat ne jemi aktualisht shqyrtimin. Ne gjithashtu gjetëm disa dokumente të cilat janë duke u ekzaminuar. Ne duhet të presim për të parë nëse dyshimi ynë fillestar është vërtetuar dhe në qoftë se është rasti, prokurori federal do të shqyrtojë nëse do të lëshojë një urdhër për paraburgim. Çfarë ndodh më pas varet nga ajo, por sigurisht hetimet tona mund të vazhdojnë nëse një urdhër ndalimi është lëshuar ose jo,” ka përfunduar deklaratën e tij prokuror gjerman, Florian Weinzierl, raporton Reuters.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *