Home / Kryesoret / Prokuroria: Nuk ka shenja përdhunimi tek 20 vjeçarja e vetëvrarë në Aerodrom

Prokuroria: Nuk ka shenja përdhunimi tek 20 vjeçarja e vetëvrarë në Aerodrom

Prokuroria publike pas hetimeve lidhur me vetëvrasjen dhe konstatimin e rezultateve të obduksionit, ka theksuar se 20 vjeçarja Stefani nga lagja Aerodrom në Shkup nuk ka qenë e dhunuar. Nëna e saj dje kishte rrëfyer se vajza e saj kishte ndërmarrë aktin e vetëvrasjes pasi që ishte dhunuar nga një taksi.

Ajo me lotë në sy ka rrëfyer se Stefani tre netë më parë  ka qenë e dhunuar nga një taksi, që po e sillte në shtëpi. “E dëgjova se si bërtiste dhe kam vrapuar duke e gjetur të trishtuar dhe me vetëdije të humbur. Më tregoi se taksia e kishte dhunuar. Menjëherë lajmëruam në polici dhe hetimet po vijojn. E kam ditur se kjo për vajzën time ishte tmerr, por nuk kam menduar se ajo do të vetëvritej”, ka rrëfyer për “libertas”, nëna e 20 vjeçares Stefani.

Por sipas të dhënave paraprake të Institutit për Mjekësi Ligjore, thuhet se vazja e ndjerë nuk ka qenë e dhunuar dhe se në trupin e saj nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës seksuale. Prokuroria Publike ka theksuar se po vazhdon hetimet për zbardhjen e këtij rasti, me ç’rast në biseda informative janë thirrur shumë dëshmitarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *