Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria pret ekstradimin e Dugollit

Prokuroria pret ekstradimin e Dugollit

Prokuroria Publike themelore ka vendosur paraburgim prej 30 ditësh për Gafurr Dugollin teksa pritet të zhvillohet ekstradimi i tij. Nga kjo prokurori thanë se Dugollit mund ti zgjatet paraburgimi deri në 180 ditë varësisht nga procedurat e ekstradimit. Pritet vendimi i Ministrisë së drejtësisë e cila ende nuk ka qëndrim pro apo kundër ekstradimit.

“Prokurori publik nga Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë ditës së djeshme deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup, ka dorëzuar Propozim për shqiptimin e masës- paraburgim për shkak të ekstradimit për personin që tregoni interes. Javën e kaluar personi është ndaluar në pikëkalimin kufitar Bllacë nën dyshimin se kërkohet me flet-arrest ndërkombëtar nga INTERPOLLI- Beograd. Pas bashkëpunimit intensiv me qeveritarët serb për grumbullimin e të dhënave dhe identifikimin e personit, nga ana e Prokurorisë serbe për krime lufte janë dorëzuar fakte që tregojnë se bëhet fjalë për personin që kërkohet. Procesi për ekstradim në Përputhshmëri me Ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale është proces ku afati për ekstradimin e personit, ekstradim i të cilit kërkohet nuk mund të jetë më i gjatë se 180 ditë nga dita e ndalimit të tij dhe ku ministri i drejtësisë me vendim lejon apo jo ekstradim”, thanë në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *