Home / Kryesoret / Prokuroria Speciale në aksion: Kompani të dyshimta për pastrim parash

Prokuroria Speciale në aksion: Kompani të dyshimta për pastrim parash

Pak më parë para hyrjes së ndërtesës së Bankës Popullore ka pasur një automjet i njësisë policore Alfa dhe disa vetura tjera të policisë. Edhe nga Prokuroria Speciale Publike konfirmojnë se hetuesit e tyre të mbështetur edhe nga policia janë prezent para ndërtesës së Bankës Popullore të Maqedonisë, për shkak të vendimit gjyqësor për marrjen e dokumenteve nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

Nga burimet jozyrtare që transmeton “Focus”, se disa kohë më parë Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar dokumentacionin e caktuar për të verifikuar krimin e dyshuar me pastrimin e parave me anë të firmave të dyshimta, por Regjistri qendror dhe institucione të tjera nuk kanë pranuar të bashkëpunojë me ekipin e Janevës duke dërguar letër tek PSP që kërkesa e tyre ishte e paqartë.

Hetuesit e prokurorisë dhe policia do të qëndrojnë para godinës së BPM-së deri nesër në mëngjes kur edhe pritet të fillojnë me punë të punësuarit në Regjistrin Qendror, për  të parandaluar çdo tentim për asgjësimin e dokumenteve që mund të jenë lëndë interesi për Prokurorinë Speciale.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *