Home / Kryesoret / Prokuroria Speciale Publike sot mban pres konferencën e radhës për shtyp

Prokuroria Speciale Publike sot mban pres konferencën e radhës për shtyp

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva sot do të mbaj një pres konferencë në orën 11. Pritet që Prokuroria Speciale Publike të zbuloje detaje që kanë të bëjnë me gjurmimin pas personit të dyshuar, të punësuar në DSK, shef i drejtorisë së pestë, Goran Grujoski, i cili ashtu si publikuam mbrëmë është i papranueshëm për prokurorinë e Janevës.

Kjo është pres konferenca e dytë e Prokurorisë Speciale Publike për këtë javë. Të hënën, prokuroria e Janevës publikoi se do t`i marr rastet “Magjar Telekom”,”Spiun” dhe “Verushevski” dhe se po hap një procedurë të re hetimore “Tortura” për burgosjen e ish ministrit të punëve të brendshme, Lube Boshkovski.

Prokuroria Speciale Publike publikoi se Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK-së është nën hetim për rastin “Tortura” dhe gjashtë të dyshuar tjerë, midis tyre edhe njeriu i parë i njësisë policore “Alfa”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *