Home / Kryesoret / Prokuroria Themelore në Shkup nisi hetimin për audio-incizimet e montuara që kanë të bëjnë me funksionarët shqiptar

Prokuroria Themelore në Shkup nisi hetimin për audio-incizimet e montuara që kanë të bëjnë me funksionarët shqiptar

Prokuroria Themelore në Shkup ka filluar një hetim të audio incizimeve, që u publikuan ditëve të fundit në Maqedoni në lidhje me disa funksionarë shqiptarë. Prokuroria ka filluar procedurën me qëllim që të ruajë privatësinë e qytetarëve, të cilët janë në shënjestër të materialeve të montuara. Ndryshe, Prokuroria Themelore këtë vendim e solli pasi audio-incizimet e fundit prekin jetën private, familjare dhe intime të qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo vjen pas publikimeve anonime të materialeve të montuara dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut. Nga ana tjetër nëpër rrjetet sociale persona të paidentifikuar vazhdojnë përmes audio-incizimeve të montuara të shantazhojnë figura publike dhe funksionarë tjerë shqiptarë në Maqedoni.

Ndryshe, tregtimi, publikimi dhe distribuomi i materialeve të përgjuara paraqet vepër penale në Maqedoni. Sipas Kodit Penal çdo kush që do të publikojë materiale të paligjshme për jetën private të qytetarëve do të dënohet deri më 5 vjetë burg.

Ahmeti: Kërkojmë që Institucionet të reagojnë menjëherë, të largohen bisedat private nga interneti

“Institucionet të reagojnë dhe menjëherë, të largohen të gjitha bisedat private nga materialet e përgjuara në mënyrë jo ligjore dhe të publikuara në youtube dhe në rrjetet sociale”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti ndërmjet tjerash kërkoi që të dënohen edhe personat që qëndrojnë prapa atyre incizimeve në opinion.

Në të kundërtën nëse institucionet bëhen shurdhe ndaj këtyre kërkesave, BDI-ja paralajmëroi padi penale dhe marrjen e drejtësisë në duart e saja

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *