Home / Lajme / Maqedoni / Prokurorja romune po tronditë Maqedoninë: Akuzuam një Kryeministër, 5 ministra, 16 deputeti dhe 97 kryetarë komunash

Prokurorja romune po tronditë Maqedoninë: Akuzuam një Kryeministër, 5 ministra, 16 deputeti dhe 97 kryetarë komunash

Fjalimi i prokurores romune, Laura Kodruta Kovesi po shkakton një shok të vërtetë në Maqedoni. Ajo në konferencën e sotme në Shkup kushtuar korrupcionit ka bërë të ditur se në Rumuni ka akuzuar një Kryeministër, 5 ministra, 16 deputet dhe 97 kryetarë komunash.

Ajo ishte kategorike se lufta kundër korrupcionit duhet të bëhet ndaj kreut më të lartë shtetërorë si në Rumuni ku gjatë 15 viteve të fundit korrupcioni arriti kulmin në shoqërinë rumune.

Ajo ende i ka të freskëta në kujtime akuzat që i kishte ngritur ndaj funksionarëve më të lartë të shtetit rumun.

“Isha prokurore publike, ndërsa tani jam përgjegjëse kryesore në drejtorinë në luftën kundër korrupcionit. Drejtoria është formuar para 10 viteve, dhe pas një kohe BE-ja e vlersoi me notat më të larta. Kemi 1250 persona të akuzuar për korrupcion të cilët bien në shkallën e mesme dhe në atë më të lartë, ndërsa 970 persona deri më tani u është shqiptuar dënimi me burg. Kemi të akuzuar dhe 83 subjekte juridike janë të akuzuar për të njejtën vepër penale. Kemi akuzuar një Kryeministër, 5 ministra, 16 deputet, 97 kryetarë komunash, 15 kryetarë të këshillave komunal dhe 32 drejtorë të kompanive nacionale. Vetëm për një vitë kërkuam edhe paraburgim të një gjykatësi në Gjykatën Kushtetuese, por kërkuam paraburgim edhe për gjashtë deputet dhe dy senatorë. Gjatë dy viteve të fundit kemi 21 anëtarë të Parlamentit dhe Senatit të cilët janë të akuzuar dhe kërkohet që ndaj tyre tju merret imuniteti. Ata vinin nga parti të ndryshme. Vitin e kaluar kemi kërkuar edhe konfiskimin e mallit në vlerë prej 500 milion eurove. Në 93% të lëndëve kemi zgjidhje pozitive të rasteve. Drejtoria jonë gëzon besim të madh tek populli. 87% e ankesave janë të ngritura nga qytetarët”, ka deklaruar mes tjerash Kryepokurorja rumune, Kodruta-Kovesi, duke shtuar se prokurorët në Rumuni kanë pavarësi të plotë në punën që e bëjnë.

“Ne jemi të pavarur nga sistemi gjyqësor, kemi buxhet dhe jemi të ndryshëm nga institucionet tjera të prokurorëve. Kemi të punësuar nga të gjitha sferat dhe çka është me rëndësi kemi policinë tonë e cila nuk është nën ingerencat e MPB-së rumune. Rumunia ka 22 milionë banorë, ndërsa ka 2400 prokurorë. Ndërsa ne kemi 295 prokurorë të cilët i përpunojnë mbi 11 mijë lëndë gjyqësore. Si ndihmë i kemi edhe 70 ekspert dhe 100 persona tjerë profesional. I shqyrtojmë të gjitha veprat penale të cilët prekin korrupcionin. Ingerencat tona janë që të merremi me lëndët për korrupcion që janë mbi 10 mijë euro. Poashtu i trajtojmë lëndët ku dëmi material është mbi 200 mijë euro”, ka deklaruar mes tjerash Kryeprokurorja rumune.

Nga ana tjetër prokurorja speciale, Katica Janeva ka vlersuar se Prokuroria publike speciale ka autonomi të plotë që ti hetojë të gjitha veprat penale të cilat dalin nga bombat.

“Misioni ynë i vetëm është që në mënyrë të pa anëshme të kthejmë besimin tek qytetarët dhe njëkohësisht të kthejmë drejtësinë dhe vlerat juridike. Lufta kundër korrupcionit nuk mund të realizohet nëse nuk merrë pjesë aktive opinioni publik. Tek ne çdo ditë po vijnë qytetarë të cilt ankohet se u janë rrezikuar të drejtat e njeriut dhe ligjet nga ana e institucioneve shtetërore. Deri tani kemi evidentuar 80 lëndë kundër 80 personave, këtë vit kemi një lëndë kundër 3 personave. Që nga dita e parë e punës kemi arritur shumë. Për 10 persona është ngritur akuzë për shkelje të së drejtës zgjedhore, 37 persona për keqpërdorim të funksionit, 12 persona për shkelje të votës së lirë”, ka deklaruar mes tjerash Prokurorja speciale, Katica Janeva.

Ndërkohë kryeprokurori Marko Zvërlevski në Konferencën e sotme është shprehur se Maqedonia me ligjin e miratuar në vitin 2011 pengon të gjithë funksionarët dhe qytetarët tjerë që të pasurohen në mënyrë ilegale. Ky ligj i dënon ashpër keqpërdoruesit e pasurisë shtetërore, vlerson Zvërlevski.

“Prokuroria publike është organi i vetëm kompetent për luftën kundër korrupcionit. Ne si institucion nuk kemi qasje selektive në punën tonë. Prokurorët publik janë të pavarur në punën e tyre dhe në luftën kundër korrupcionit. Në vitin 2012 kemi pasur 2285 lënd për korrupcion ndërsa janë akuzuar 297 persona”, ka deklaruar mes tjerash Kryeporkurori Marko Zvërlevski.

Nëdrkohë Ambasadori amerikan, Xhes Bejli përsëriti edhe njëherë deklaratën e Zv. Presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, se korrupcioni paraqet kancer në një shoqëri.

“Fuqia dhe lakmia janë një kombinim i keq i cili korrupton gjithçka, madje edhe SHBA-të si shtet nuk është imun ndaj korrupcionit. Korrupcioni është i rrezikshëm, por jo edhe aq shumë sa është mos hetimi dhe dënimi. Kur mjetet mbrojtëse nuk ekzistojnë ose nuk e bëjn punën, atëher ajo paraqet kërcënim të madh. Transparenca e zbulon korrupcionin dhe e ndërton besimin. Me vite SHBA-të i ndihmojnë Maqedonisë në këtë problematik. Lufta kundër korrupcionit kërkon edhe më shumë, por edhe media tl guximshme dhe të pavarura të cilët do të mund të flasin për këtë problem. Si qytetarë ne mbështetemi tek gazetarët të cilët raportojnë për këtë problematikë, ndërsa kjo punë kërkon guxim dhe integritet. Mediat e ndara në vend e zvogëlojnë këtë përceptim dhe besim tek qytetarët. Aty ku nuk zbatohet ligji, aty paraqitet korrupcioni. Ligji patjetër të zbatohet dhe të vlejë për të gjithë. Dënimet nuk guxojnë të jenë dënime politike. Prokuroria Speciale ka punë të rëndë dhe duhet të hetojë. Shpresoj që bashkëpunimi me institucionet e Maqedonisë dhe prokurorisë publike do të jenë më të mira. Ne duam që të keni sukses në luftën tuaj kundër korrupcionit”, ka deklaruar mes tjerash Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *