Home / Kryesoret / Promovim i ueb-portalit për zgjedhjet në Maqedoni nga viti 1990

Promovim i ueb-portalit për zgjedhjet në Maqedoni nga viti 1990

Instituti pët demokraci “Societas civilis” – Shkup dhe Fondacioni Konrad Adenauer sot do ta promovojnë ueb portalin “Arkivi zgjedhor i zgjedhjeve në Maqedoni nga viti 1990 deri më sot” (http://izbornaarhiva.mk).

Qëllimi është që në një vend të mblidhen të gjitha dokumentet e disponueshme për proceset zgjedhore në vend nga zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare deri më sot.

Në promovim do të drejtohen Marko Troshanovski, kryetar i IDSCSH dhe Johanes D. Rai përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer në Maqedoni.

Arkivi zgjedhor i përfshin të gjitha ciklet zgjedhore nga viti 1990 deri në vitin 2014 me dokumente të disponueshme në shtatë seksione: dokument për shpallje të zgjedhjeve, listë zgjedhore, lista të kandidatëve, rezultate nga zgjedhjet, raport nga zgjedhjet, raporte vëzhguese nga organizata ndërkombëtare dhe vendore dhe kodi zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *