Home / Lajme / Maqedoni / Promovohen fluturimet e reja nga Shkupi deri në Berlin, Kopenhagë dhe Bratislavë

Promovohen fluturimet e reja nga Shkupi deri në Berlin, Kopenhagë dhe Bratislavë

TAV Maqedoni dhe kompania “Wizz Air” sot do t’i promovojë tre linjat e reja nga Shkupi deri në Berlin, Kopenhagë dhe Bratisllavë.

Aeroplanët e Wizz Air deri te këto tre qytete evropiane do të fluturojnë dy herë në javë.

Avio kompania shërben linja me buxhet të ulët deri në 24 destinacione nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit që do të thotë lidhje me 11 shtete.

Është paraparë që në konferencën për shtyp, me këtë rast të flasin ministri i Transportit dhe lidhjeve, Vllado Misajllovski, drejtori gjeneral i TAV Maqedoni, Zoran Krstevski, drejtori për operacione të “Wizz Air” dhe ambasadori i Sllovakisë, Martin Bezak.

“Wizz Air” fluturimin e parë nga Shkupi e kishte realizuar në qershor të vitit 2011, ndërsa në tetor 2012 vendosi bazë në Shkup, ndërsa tani funksionon me tre aviacione dhe 84 të punësuar me seli në kryeqytet. Nga qershori i vitit të kaluar filloi me fluturime edhe nga aeroporti i Ohrit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *