Home / Kryesoret / Protesta masovike në Shkup kundër Gjykatës Kushtetuese

Protesta masovike në Shkup kundër Gjykatës Kushtetuese

Platforma për Politikë Qytetare ‘Hajde!’ , u bëri thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre apo anëtarësinë në organizata, shoqata, iniciativa, sindikata dhe parti politike, të marrin pjesë masovikisht në protestë dhe roje nate për ruajtjen e Kushtetutës, që do të fillojë sot në ora 18, me marsh protestues nga Qeveria, ndërsa do të vazhdojë me rojë gjatë tërë natës para Gjykatës Kushtetuese dhe pritje të fillimit të sesionit të saj të planifikuar për të mërkurën në mëngjes, më16 mars, kur gjykata do të shqyrtojë iniciativën për anulim të pjesëve të Ligjit për Falje, gjë që do t’i mundësojë presidentit të shtetit të falë persona të lidhur me krim zgjedhor dhe vepra të tjera të rënda penale, njofton OJQ Civil.

Këtë thirrje e ka mbështetur partia opozitare LSDM, duke vlerësuar se obligim i secilit është që ta mbrojë Kushtetutën.

Në marshimin sotëm, qytetarët nga Qeveria do të drejtohen kah Zyra e Presidentit për kontakt me qytetarët në “Rekord”, më pas drejt Kuvendit të RM, e në fund do të arrijnë para Gjykatës Kushtetuese dhe do të qëndrojnë atje gjatë natës.

Në konferencën për shtyp para Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e Platformës për Politikë Qytetare “Hajde!”, Uranija Pirovska dhe Petrit Saraçini, i theksuan kërkesat e qytetarëve, duke u bërë thirrje pesë gjykatësve kushtetues, Elena Gosheva, Nikolla Ivanovski, Vladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Jovan Josifovski, që medoemos të anulojnë vendimin për faljen dhe se patjetër duhet të japin dorëheqje.

Pirovska dhe Saraçini përkujtuan se kjo është iniciativa më e shpejtë e shqyrtuar e Gjykatës Kushtetuese në historinë e saj, ndërsa mënyra dhe shpejtësia me të cilën Gjykata vlerëson nismat tjera të qytetarëve, siç ishte nisma me mijëra nënshkrime të qytetarëve për ligjet e honoraristëve, si dhe mënyra se si vendosej për lustracionin, shpërbërjen e shtyrë të Parlamentit, dëbimin gazetarëve nga Kuvendi më 24 dhjetor, në mënyrë të qartë tregojnë se Gjykata Kushtetuese vepron nën diktatin politik të pushtetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *