Home / Kryesoret / PSP ka kryer me sukses operacionin në Regjistrin Qendror

PSP ka kryer me sukses operacionin në Regjistrin Qendror

Mbrëmë hetuesit e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë kanë arritur deri te dokumentet që i kanë kërkuar në Regjistrin Qendror, njoftoi NovaTv.

Aksioni ka pasur sukses duke iu falënderuar asistimit të njësitit special “Alfa”, të cilët kanë qenë të kyçur në operacion pasi nga Prokuroria Speciale është dhënë urdhër gjyqësor për bastisje.

Dje, para mbarimit të kohës së punës, hetuesit e Prokurorisë Speciale kanë qenë në Regjistrin Qendror për të kërkuar dokumente që janë të nevojshme për hetim në këtë institucion. Gjatë kësaj tentative ata nuk kanë hasur në bashkëpunim nga një pjesë e të punësuarve në Regjistrin Qendror. Pas largimit të tyre, ka arritur lajmërim nga një i punësuar në Regjistrin Qendror se ka urdhër që të bëhet “pastrimi” i një pjesë të dokumenteve me përpjekje që të largohen nga ndërtesa e Regjistrit Qendror. Në bazë të këtij lajmërimi, Prokuroria Speciale menjëherë ka kërkuar vendim gjyqësor për asistim policor.

Pas dhënies së urdhrit, “Alfat”, menjëherë e kanë siguruar ndërtesën dhe u kanë mundësuar asistim ndaj hetuesve që të kenë qasje në dokumentet e duhura. Siç mëson NOVATV, rreth mesnatës për realizimin e operacionit, “Alfat” kanë siguruar edhe praninë e drejtorit të Regjistrit Qendror.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *