Home / Kryesoret / Publikohen pamjet e terroristit që kreu sulmin në Stamboll

Publikohen pamjet e terroristit që kreu sulmin në Stamboll

Sulmuesi vetëvrasës që kreu sulmin terrorist të shtunën në qendër të Stambollit, i cili u identifikua si Mehmet Ozturk, shtetas turk, është kapur nga kamerat para sulmit në stacionin e autobusëve në qytetin Adiyaman, raporton Anadolu Agency (AA).

Pamjet e kamerave të sigurimit në stacionin e autobusëve dhe ato të rrugëve në Adiyaman tregojnë Ozturkun në rrugën e tij për në Stamboll, ku ai kreu sulmin terrorist.

Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka bërë analizat e gjakut dhe mostrat e ADN-së së sulmuesit vetëvrasës që kreu sulmin dje në lagjen e Stambollit Beyoglu duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 39 të tjerë.

Mostrat e ADN-së të marra nga të afërmit treguan se sulmi ishte kryer nga shtetasi turk Mehmet Ozturk. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë të dielën tha se i dyshuari ishte në lidhje me organizatën terroriste DAESH.

Sulmuesi vetëvrasës të shtunën në ora 11 sipas kohës lokale, aktivizoi mjetin shpërthyes në trup në rrugën më të frekuentuar të Stambollit, Istiklal. Me këtë rast, la të vrarë katër persona dhe plagosi 39 të tjerë, ndërsa në mesin e tyre 24 ishin shtetas të huaj.

Hetimi për sulmin terrorist është në vijim, kurse deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *