Home / Lajme / Botë / Putin dërgon Medvedev urgjent në Ballkan: hedh sytë nga deti shqiptar

Putin dërgon Medvedev urgjent në Ballkan: hedh sytë nga deti shqiptar

Presidenti rus, Vladimir Putin dërgon urgjent në Serbi kryeministrin e tij, Dimitar Medvedev, edhe pse vetëm pak ditë më parë pati në Moskë presidentin serb, Tomosllav Nikoliç.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Chepurin, është takuar me urgjencë me “adashin” e tij –kryeministër të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ku i ka përcjellë kërkesën për vizitë javën e ardhshme nga ana e kryeministrit rus.

Krahu i djathtë i Vladimir Putinit vjen në Beograd në mesin e një fushate elektorale ku partia në pushtet po bën propagandë për hapjen e negociatave nga ana e BE-së, i cili është hapi i fundit për t’u bërë anëtar me të drejta të plota.

Siç bën të ditur e përditshmja e Beogradit Danas, thelbi i vzitës së Medvedev do të jetë nisja e një akti demonstrativ nga ana e Moskës dhe Beogradit për të thyer sanksionet që Bashkimi Europian i ka vendosur Rusisë.

Kështu, është rënë dakord që nga Serbia të shkojnë në Rusi një numër i konsiderueshëm makinash Fiat që prodhohen në Serbi.

Por me këtë veprim Rusia i bën karshillëk Europës me një markë të njohur të një vendi të BE-së, edhe pse prodhohet nga një filial në Serbi.

Por sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një lëvizje e koordinuar me krerët e kompanisë Fiat dhe qeverisë italiane.

Për t’iu kundërvënë BE-së, Moska ka krijuar një organizëm që e ka quajtur Bashkimi Ekonomik Euroaziatik.

Ndërkaq, një tjetër masë për të thyer saknksionet e BE-së nëpërmjet Serbisë është linja ajrore Beograd-Shën Petërsburg që do të hapet në qershor si pasojë e mbylljes së linjave me Malin e Zi.

Kroacia dhe Mali i Zi kanë ndërprerë numrin e turistëve rusë duke i bërë të ditur Moskës se nuk kanë nevojë për pushues nga Rusia.

Turistët rusë pritet të vijnë në Shqipëri për pushime verore pas përplasjes me Turqinë dhe refuzimit të Kroacisë dhe Malit të Zi.

E përditshmja Beogradase Danas theksoi se një linjë e re ajrore do të hapet mes Rusisë dhe Serbisë që do të shërbejë si urë turistike për pushuesit rusë që pastaj do të shpërndahen në Bullgari e Shqipëri./Tesheshi.com/

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *