Home / Kryesoret / Qeveria brenda javës do mbaj mbledhje për çështjen e Jugokromit

Qeveria brenda javës do mbaj mbledhje për çështjen e Jugokromit

Ministri i ekologjisë Nurhan Izairi edhe njëherë ka premtuar se Qeveria brenda javës do mbaj mbledhje dhe do sjell vendim në dobi të qytetarëve për çështjen e Jugokromit. Izairi për dallim prej para një muaji kur deklaroi se Qeveria do sjell vendim për mbyllje të Jugohromit, kësaj radhe zbut tonin duke theksuar se brenda javës do ketë vetëm informatë për opinion dhe jo vendim konkret.

“Nuk ka rezyme por nuk ka përfunduar ende ajo bisedë që e kam thënë atëherë pra do duhet gjithsesi sipas asaj që jemi akorduar që të takohemi shumë shpejt, shpresoj brenda javës dhe të ketë një epilog gjegjësisht një informatë për opinionin e gjerë”, deklaroi Nurhan Izairi, Ministër i ekologjisë.

Izairi para një muaji kërkoi nga kolegët e tij ministra që të vetëdijesohen dhe të sjellin vendimin për mbylljen e Jugokromit.

Në bazë të afatit të dhënë herën e fundit nga Qeveria Jugohromi duhet të vendos filtrat deri në Tetor të vitit 2016, por me kusht që paraprakisht të merr lejen A të integruar, ky kusht edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë, akoma nuk është plotësuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *