Home / Lajme / Maqedoni / Qytetari i Ohrit me para të rrejshme tentoi të mbushë benzinë

Qytetari i Ohrit me para të rrejshme tentoi të mbushë benzinë

SPB Ohër ngriti padi penale kundër D.M. (61) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për vepra të kryera penale “falsifikim të hollash” dhe “denoncim i rrejshëm i veprës penale”. I denoncuari, në qershor dhe gusht të vitit të kaluar, ka siguruar para të falsifikuara dhe është munduar t’i lëshojë në qarkullim si të vërteta në vende të ndryshme në Ohër. Në fillim të gushtit të vitit 2015, i denoncuari ka tentuar që me bankënota të falsifikuara të paguajë karburant në njërën nga pompat e benzinës. Të punësuarit kanë vërejtur se bankënota është e rrejshme dhe i kanë thënë se patjetër duhet të denoncojnë në SPB Ohër. D.M. nuk ka lejuar dhe ai vetë ka shkuar në SPB Ohër dhe ka paraqitur se bankënotën e ka marrë nga një market ku ai më parë ka bërë pazar.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *