Home / Lajme / Maqedoni / Reagim / Dështimet në komunën e Sarajit Murati tenon t’i mbulojë me vendosjen e flamurit kombëtar!

Reagim / Dështimet në komunën e Sarajit Murati tenon t’i mbulojë me vendosjen e flamurit kombëtar!

Dega e Sarajit e LR-PDSH reagon ndaj deklaratës së kryetarit të komunës për vendosjen e flamurit kombëtar dhe ndërtimin e xhamisë në vendbanimin Matkë, sepse me këto veprime kreu i komunës vetëm dëshiron të tërheq vëmendjen nga shkatërrimi total që i bëhet kësaj komune.

Edhe pse vetëm në formë deklarative, të gjithë ne e mirëpresimvendosjen e flamurit dhe ndërtimin e një xhamie në komunën e Sarajit, mirëpo kryetarit të kësaj komune ia kujtojmë dështimet në të gjitha fushat.

Saraji është i mbuluar nga deponitë e egra, mbeturina që sillen nga komunat me shumicë të etnitetit maqedonas. Rruget dhe rrugicat e vendbanimeve në Saraj mirëmbahen nga vetë qytetarët me vetkontributin e tyre siç janë: Mbushja e gropave, zgjerimi i rrugëve, largimi i mbeturinave etj, edhe pse qytetarët paguajnë për këto shërbime.

Pasuritë natyrore siç janë Kanjoni i Matkës, uji i Rashçes, liqeni “Treska” dhe qendra rekreativo sportive “Saraj”, janë të lëna në mëshirën e fatit, ku nuk është investuar asnjë denarë për përmirësimin e kushteve dhe tërheqjen e vizitorëve në këto resurse. Para disa viteve premtuat 100 punësime në liqenin “Treska” dhe ristartimin e këtij liqeni, por kjo ishte vetëm nëj mashtrim elektoral. Me gjithë këto dështime qytetarët e Sarajit turpërohen me kryetarin e komunës Bekim Murati, ndërsa ky i fundit të gjitha dështimet dëshiron t’i mbulojë me vendosjen e flamurit kombëtar, të cilin partia e tij (BDI) e ka zvogëluar me Ligj.

LR-PDSH, Dega Saraj

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *