Home / Lajme / Maqedoni / Refugjatëve në Idomeni po iu përfundojnë rezervat ushqimore

Refugjatëve në Idomeni po iu përfundojnë rezervat ushqimore

Ashtu sikurse kishin paralajmëruar edhe organizatat humanitare, rezervat ushqimore në kufirin greko-maqedonas kanë arritur në një nivel mjaft të ulët.

Kjo i ka detyruar emigrantët e bllokuar në Idomeni që të qëndrojnë në radhë për orë të tëra.

Autoritetet kanë kërkuar mbështetje të menjëhershme, pasi kështu ekziston rreziku që situata të dalë jashtë kontrollit.

Emigrantët prej javësh janë të bllokuar në kushte ekstreme, por thonë se po presin samitin e refugjatëve që do të mbahet përgjatë datave 17 dhe 18 mars, për të parë se çfarë vendimi do të marrin liderët e BE-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *