Home / Kryesoret / Reshjet rrezikojnë përmbytje në Maqedoni

Reshjet rrezikojnë përmbytje në Maqedoni

eshjet e shiut në Maqedoni pritet të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, gjë që rrit rrezikun e përmbytjeve në më shuma zona. Hidrologët thonë se për shkak të sasisë së madhe të ujit një pjesë e lumenjve të vendit është në nivelin kritik dhe ekziston mundësia për dalje nga shtrati.

“Niveli i ujit në të gjithë lumenjtë në shtet është i lartë pas reshjeve të mbrëmshme dhe presim që tendenca e tillë të vazhdojë, me çka do të vazhdojë edhe rritja e niveleve të ujit, ndaj gjatë ditëve të ardhshme ne disa vende mund të ketë dalje nga shtrati”, ka thënë hidrologu, Vasko Stojov, raporton Alsat.

Ndërsa meteorologu, Dushanka Tanushevska ka bërë të ditur që në ditët e ardhshme temperaturat do të shënojnë rritje.

“Në ditët e ardhshme do të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe relativisht të freskët për këtë periudhë të vitit me reshje të kohëpaskohshme lokale dhe të dobëta të shiut, gjatë ditës do të ketë edhe periudha me diell me atë që temperaturat do të shënojnë rritje të butë”, ka deklaruar Dushanka Tanushevska, meteorolog.

Reshje më të madhe të shiut pritet të ketë në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ndërkaq vëmendje e posaçme do t’i kushtohet nivelit të ujit të lumit Cërna Reka, dhe ujërave në Negotinë dhe Kavadar.

Autoritetet kanë thënë se janë duke ndjekur situatën dhe se janë të gatshëm për të intervenuar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *