Home / Kryesoret / Rexhep Selimi fton krerët e PDK-së: Nxirreni kokën, mos u fshihni, ku është “lufta” mes Komandantëve?

Rexhep Selimi fton krerët e PDK-së: Nxirreni kokën, mos u fshihni, ku është “lufta” mes Komandantëve?

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka akuzuar udhëheqësit e PDK-së se po fshihen në debatin për luftën, duke i nxjerrë zyrtarët tjerë të kësaj partie.

Ai ka thënë se këtu nuk ka ”luftë” të komandantëve, duke shtuar se një fjalë e vetme në Kuvend, ka aktivizuar Ganimete Musliun, Ramiz Lladrovcin, Gani Gecin e Gani Kocin, që sipas Selimit, asnjëri prej tyre nuk kanë qenë komandantë.

Selimi u ka bërë thirrje “të parëve” të PDK-së që të nxjerrin kokën, “së paku një herë në jetë”.

Lexojeni të plotë postimin e Selimit:

“‘PËRPLASJA-LUFTA NË MES KOMANDANTËVE’?”

Pas datës 26 Shkurt, kur kandidatit për President iu adresova me një fjali të vetme , si zakonisht ai heshti.

Por në “mbrojtje” të tij i aktivizoi (sipas sipas kronologjisë): 1.Ganimete Musliun, 2. Ramiz Lladrovcin, 3. Gani Gecin dhe 4. Gani Kocin.

E, ku është lufta në mes Komandantëve këtu? Prej kur Ganimete Musliu Komandante? Prej kur Ramiz Lladrovci Komandant? Prej kur Gani Geci Komandant? Prej kur Gani Koci Komandant? (Bile ky i fundit sepaku ka qenë një ushtar i UÇK-së e përherë i PDK-së)

Këtu nuk ka luftë në mes komandantëve! Këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së e sponsorizuar nga ata që e “gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën” dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës.

O ju të “parët” e PDK-së, bëhuni trima e nxjerreni kokën, së paku një herë ne jetë!

Një fjali e vetme në Kuvend iu alarmoi. Po sikur të flasim më shumë? Ku do ta fusni kokën?’’ (sic), ka shkruar Selimi.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *