Home / Kryesoret / Rexhep Selimi në Prekaz në Kullën e Adem Jasharit

Rexhep Selimi në Prekaz në Kullën e Adem Jasharit

Ish anëtari I Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet I Lëvizjes Vetëvendosje, sot ka qëndruar në Prekaz ku edhe ka bërë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në kompleksin memorial ku prehen trupat e pajetë të 59 dëshmorëve të vrarë më 5, 6 dhe 7 Mars nga forcat sërbe., njofton Tv Koha.

Selimi me këtë rast ka qenë në kuadër të delegacionit të udhëhequr nga kreu I lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe deputeti Albin Kurti.Ky delegacion më pas është pritur edhe nga ana e Rifat jasharit, vëlluat të komandantit legjendarë Adem Jashari.

Ndryshe, Selimi kohëve të fundit është përfshirë nga një debat me ish komandant të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare si Gani Geci dhe Ramiz Lladrovci, për raportet mes tyre me Adem Jasharin, në kohën kur ai ishte gjallë. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme dhe sotme në Prekaz kanë qëndruar shumë delegacione qeveritare dhe të partive opozitare por nuk kanë patur privilegjin që të takojnë bacën Rifat në kullën e Jasharajve.Ata që nuk u ndalën e Kullën e Jasharajve janë, kryeministri Isa Mustafa, presidenti i posazgjedhur Hashim Thaci, lideri i AAK Ramush Haradinaj, të cilët kanë thënë se në ndonjë rast tjetër do të shkojnë në këtë kullë.Tv Koha.

Ja edhe postimi I plotë I Rexhep Selimitit në facebok.

Prekaz,
6 Mars 2016

Si në çdo përvjetor, në secilin Mars, përkulemi me respekt pranë muranës së Adem Jasharit, pranë të pavdekshmeve Jasharaj, te themelet e Kullës së Kombit.

Aty ku ruhet porosia për shqiptarët!
Aty ku nuk shuhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Aty ku flamuri ynë s’ulet.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *